Gjobitet me 300 euro shoferi, voziti 135km/h ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h

30.01.2024

Policia në Ferizaj kanë intervenuar për të ndaluar dhe sanksionuar shoferin që ka shkelur rregullat e trafikut rrugor. Si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, shoferit i është shqiptuar gjoba dhe pezulluar patenti periudhën tre mujore. Siç njofton Policia, më 29 janar 2024, rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale që lidh Ferizajn me Kaçanikun, […]

Gjobitet me 300 euro shoferi, voziti 135km/h ku kufizimi i shpejtësisë është 50km/h Foto: Ilustrim

Policia në Ferizaj kanë intervenuar për të ndaluar dhe sanksionuar shoferin që ka shkelur rregullat e trafikut rrugor.

Si pasojë e tejkalimit të shpejtësisë së lejuar, shoferit i është shqiptuar gjoba dhe pezulluar patenti periudhën tre mujore.

Siç njofton Policia, më 29 janar 2024, rreth orës 11:40, në rrugën magjistrale që lidh Ferizajn me Kaçanikun, në fshatin Nikaj të Kaçanikut, një shofer 23-vjeçar me inicialet A.M., është ndaluar pasi ka shkelur kufirin e shpejtësisë së lejuar. Në një zonë ku kufizimi maksimal ishte 50 km/orë, A.M. ka arritur një shpejtësi prej 135 km/orë. Si rezultat, ai është përballur me një masë ndëshkuese prej 300 euro gjobë dhe pezullimi i patentës për një periudhë tre mujore.

Ky tejkalim rezultoi në një gjobë prej 300 euro dhe pezullimi i patentës për tre muaj.

Në lidhje me këtë, Policia Rajonale e Ferizajt bënë thirrje për kujdes të shtuar nga shoferët dhe respektimin e rregullave të komunikacionit rrugor.

Aktet e tejkalimit të shpejtësisë paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje rrugore te stacioni policor më i afërt, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose duke telefonuar në numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

Të gjitha të dhënat e raportuara do të mbahen në konfidencialitet të plotë.