Gjobiten katër shoferë për gara shpejtësie në Gjakovë

12.03.2024

Policia në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët “Adem Jashari” dhe “Bujar Roka” në Gjakovë, ngasësit e të cilave po bënin gara shpejtësie.

Gjobiten katër shoferë për gara shpejtësie në Gjakovë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, ndaj tyre janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor.

Po ashtu bëhet e ditur se ata kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë me datën 11.03.2024 kanë identifikuar dhe ndalur katër automjete në rrugët ‘Adem Jashari’ dhe ‘Bujar Roka’, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor”, thuhet në komunikatën për media.