Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet se dhunoi një grua në Gjakovë

05.12.2025

Një rast i rëndë i dhunimit është raportuar të mërkurën në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar se është sulmuar seksualisht nga një person i njohur për të.

Dërgohet në mbajtje një person, dyshohet se dhunoi një grua në Gjakovë Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 03 dhjetor 2025, ndërsa viktima, një femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga një mashkull kosovar.

Autoritetet policore kanë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë njoftuar Prokurorin e Shtetit.

“Gjakovë / 03.12.2025 – NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

I dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit, ndërsa rasti po trajtohet si dhunim, një vepër penale e rëndë e cila hetohet me prioritet të lartë.

Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për procedimet e mëtejshme ligjore. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo formë dhune dhe të kërkojnë ndihmë nga institucionet përkatëse.