Gjobiten dy vozitës të cilët po garonin me vetura

28.03.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vozitës janë gjobitur mbrëmjen e së mërkurës nga njësiti i trafikut rajonal pasi po garonin me vetura duke shkaktuar rrezik për veten dhe pjesëmarrësit në trafik, në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

Gjobiten dy vozitës të cilët po garonin me vetura Foto: Ilustrim

Në një njoftim në Facebook, policia ka thënë se organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet.

“Mbrëmë  në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe  pjesëmarrësit në trafik.

Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.