Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë

16.05.2024

Një person ka njoftuar se gjatë kryerjes së disa punimeve ka hasur në një mjet të dyshimtë në Mitrovicë.

Gjendet një mjet i dyshimtë në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili  ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente.

“Mitrovicë / 15.05.2024 – 08:30. Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili  ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.