Gjendet bombë kasetore në Krushë të Vogël, FSK bënë deminimin

para 41 dite

Rreth orës 14:30, policia është njoftuar se gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e një kompanie në Krushë të Vogël, është zbuluar një mjet eksploziv i pa shpërthyer.

Gjendet bombë kasetore në Krushë të Vogël, FSK bënë deminimin

Sipas dëshmitarëve, mjeti i dyshuar të jetë një bombë kasetore e mbetur nga lufta e fundit. Duke marrë parasysh rrezikun e lartë, policia ka reaguar menjëherë duke siguruar vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaqir Bytyqi, ka thënë se njësitet e specializuara policore kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin. Paralelë, është njoftuar edhe njësiti i deminimit i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ekipi i deminimit ka vlerësuar se bëhet fjalë për një bombë kasetore antitank, një mjet shumë i rrezikshëm. Si pasojë, për shkak të rrezikut për jetën e njerëzve, të gjitha rrugët që çojnë në zonë janë mbyllur” ka shtuar Bytyqi.

Tutje sipas togerit Bytyqi pas sigurimit të plotë të zonës, ekipi i deminimit ka vendosur të plasë bombën në vendngjarje. Operacioni është kryer me sukses, pa shënuar asnjë incident shtesë.

Ky zbulim tragjik na kujton edhe një herë pasojat e luftës dhe rëndësinë e pastrimit të territoreve nga mjetet eksplozive. Autoritetet e vendit po vazhdojnë hetimet për të zbuluar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Etiketat

Ofertat e fundit