Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

11.06.2024

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24-orëve të fundit Kosovë.

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë Foto: Ilustrim

Organet e rendit kanë bërë të ditur se rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Deçan, Graçanicë e Ferizaj. Ndërsa të arrestuar janë tre burra të dyshuar për dhunë në familje.

Në Podujevë më 05.06.2024, një burrë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kanosur dy viktima, një burrë dhe një grua. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve nga një burrë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një burrë është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte rrahur një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rati ka ndodhur në Deçan më 09.06.2024.

Në një rast tjetër, një grua në Prishtinë ka njoftuar se kishte pasur një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në Graçanicë më 10.06.2024 është raportuar për dhunë në familje në mes të një burri dhe një gruaje. Të dy palët janë intervistuar lidhur me rastin.


Në Ferizaj një burrë është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte rrahur një grua. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.