Gjakovë, 13 vjeçarja sulmohet seksualisht nga një burrë

01.04.2024

Një 13 vjeçare ka raportuar në polici se ishte sulmuar seksualisht nga një burrë.

Gjakovë, 13 vjeçarja sulmohet seksualisht nga një burrë Foto: Ilustrim

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në lagjen “Dardania” në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia.

I dyshuari është arrestuar nga organet e rendit.

“I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, u tha nga ky institucion.

Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.