1.
FOTO – Aksident në Shirokë, dy persona të lënduar
10.10.2025
Rreth orës 18:53, në Shirokë të Suharekës ka ndodhur një aksident trafiku, ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve, viktimat janë goditur nga një veturë ndërsa po kalonin në vijat e bardha. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.
Gjendja e tyre aktualisht raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po merren me rastin për të zbardhur rrethanat e sakta të aksidentit.


