Ekstradohet nga Kosova drejt Suedisë personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë
Policia e Kosovës ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Kosovës dhe Suedisë, i cili ishte kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera relevante dhe institucionet e drejtësisë, më 9 korrik 2026 ka bërë ekstradimin e personit me inicialet E.K. nga Kosova për në Suedi.
I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pas kërkesës ndërkombëtare të lëshuar përmes INTERPOL-it nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, nën dyshimin për veprën penale “trafikim me narkotikë”.
Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional mes autoriteteve të Kosovës dhe atyre suedeze.
