Dyshohet se pësoi sulm në zemër dhe u aksidentua, ndërron jetë një polic në Prishtinë

15.12.2025

Një zyrtar policor dyshohet se ka vdekur sot rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi”, saktësisht para shkollës “Qamil Batalli”, në Prishtinë.

Dyshohet se pësoi sulm në zemër dhe u aksidentua, ndërron jetë një polic në Prishtinë Foto: Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka ndodhur para aksidentit të komunikacionit, si pasojë e një sulmi në zemër. 

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë”.

“Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar Pllana. 

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More