Dy persona ndalohen në Leposaviq pasi hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë

12.11.2025

Një grua dhe një burrë janë ndaluar nga Policia e Kosovës në komunën e Leposaviqit, pasi dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Dy persona ndalohen në Leposaviq pasi hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës gjatë patrullimit të njësive policore në atë zonë.

“Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët kanë hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti është inicuar dhe procedohet me procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e Policisë.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me motivet e hyrjes së tyre apo nëse personat e ndaluar kanë pasur qëllime të caktuara për këtë veprim. Rasti pritet të hetohet më tej nga organet kompetente.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More