Detaje nga aksidenti në autostradë – Vdes shoferja e automjetit, dy të lënduar

12.12.2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prizren – Suharekë, duke rezultuar në fatalitet. Si pasojë e përplasjes, shoferja e automjetit ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë, një pasagjer dhe shoferi i kamionit, kanë pësuar lëndime të rënda.

Detaje nga aksidenti në autostradë – Vdes shoferja e automjetit, dy të lënduar Foto: Ilustrim

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Baki Kelani.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani,  po ashtu ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe njësia e zjarrfikësve dhe njësitë relevante. Policia e Kosovës, apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik”.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More