Deçan, nipi i vjedh gjyshes 9000 euro, së bashku me dy të mitur blejnë armë

04.01.2025

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lebushë të komunës së Deçanit, ku është raportuar për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe detyrim.

Deçan, nipi i vjedh gjyshes 9000 euro, së bashku me dy të mitur blejnë armë Foto: Ilustrim

Sipas burimeve policore, i dyshuari kryesor është një i mitur mashkull kosovar.

Raportohet se i dyshuari ka vjedhur shumën prej 9000 eurosh para të gatshme nga shtëpia e gjyshes së tij. Nga kjo shumë, 4000 euro ai ia ka dorëzuar dy personave të tjerë të mitur, gjithashtu meshkuj kosovarë, për të blerë dy armë-pistoletë dhe dy karikatorë me nga dy fishekë secili.

Pas informimit të policisë, armët e blera dhe mjetet përkatëse janë konfiskuar. Personat e dyshuar janë intervistuar nga autoritetet përkatëse dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet në hetime.

Policia e Kosovës bën thirrje për vigjilencë ndaj akteve të tilla dhe përgjigjet seriozisht ndaj çdo rasti të ngjashëm, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të përhapjes së armëve pa leje në komunitet.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More