Bilanci 24 orësh i policisë: Rreth 2000 gjoba dhe 64 aksidente në trafik

02.11.2025

Policia e Kosovës ka publikuar bilancin e aktiviteteve për 24 orët e fundit në të gjithë vendin, duke bërë të ditur se janë shqiptuar rreth 2 mijë gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të ndryshme të rregullave të trafikut rrugor.

Bilanci 24 orësh i policisë: Rreth 2000 gjoba dhe 64 aksidente në trafik Foto: Ilustrim

Nga raporti ditor, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar një numër i konsiderueshëm aksidentesh. Konkretisht, 31 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 30 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Përveç kësaj, Policia ka ndërmarrë edhe masa tjera operative. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjithsej 28 persona për vepra të ndryshme penale. Nga ta, 15 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 të tjerë janë vendosur në ndalim policor.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunikacion.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More