Bie në prangat e Policisë burri që kërkohej për dhunë në familje, gruaja e denoncoi para disa javësh

22.04.2024

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre.

Bie në prangat e Policisë burri që kërkohej për dhunë në familje, gruaja e denoncoi para disa javësh Foto: Ilustrim

Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur para disa javësh, në një familje në Obiliq, po i dyshuari ishte arratisur.

Sinjali mëson se rastin në Polici e kishte denoncuar një grua, e cila kërkoi ndihmën e Policisë, duke deklaruar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur që gjatë ditës së djeshme ta arrestojë personin e dyshuar, i cili ishte në kërkim policor.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën“Dhunë në familje”.