Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, kapet me marihuanë

20.04.2025

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar të Vërmicës mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:25, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën substanca narkotike dhe pajisje të ndryshme.

Arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë, kapet me marihuanë Foto: TV Prizreni

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, u sekuestruan dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Përveç substancës narkotike, policia gjeti dhe konfiskoi një “grinder” (mulli për bluarjen e marihuanës) dhe dy pako me letra të markës OCB, të cilat zakonisht përdoren për mbështjelljen e cigareve të marihuanës.

I dyshuari, një mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, u shoqërua në stacionin policor për intervistim. Pas marrjes në pyetje nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Etiketat

Ofertat e fundit