Arrestohet personi në kërkim për vjedhje të automjeteve

12.03.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në dy raste të veprave penale “Vjedhje” dhe “Marrja në posedim të sendeve të luajtshme”.

I dyshuari, i identifikuar si Xh. N., ishte në kërkim policor dhe u arrestua nga njësitë policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, pas një pune intensive hetimore.

Sipas raportit të policisë, ai dyshohet për vjedhjen e dy automjeteve, si dhe për marrjen në posedim të sendeve personale, si telefon, pasaportë dhe letërnjoftim. Pas arrestimit, i dyshuari u dërgua në stacion policor, ku iu bë matja me alkool-test dhe rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Xh. N. u ndalua për 48 orë, gjatë të cilave ai pranoi kryerjen e veprave që i atribuohen. Pas përfundimit të intervistimit, prokurori urdhëroi lirimin e tij, ndërsa për rastet në Mitrovicën e Jugut ai iu dorëzua zyrtarëve hetues kompetentë.