Arrestohet një person për rrëmbim dhe pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar

23.12.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Pjesëmarrje dhe organizim i grupit kriminal të organizuar – rrëmbim”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në periudhën 24–25 janar 2021, në Prishtinë, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar më 22 dhjetor 2025.

Në njoftimin zyrtar thuhet se i dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë sekuestruar prova të ndryshme materiale. Policia ka konfiskuar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy pajisje USB, dy letërnjoftime, një pasaportë si dhe dokumente të tjera që lidhen me rastin.

“Prishtinë 24-25.01.2021 – NN. Lidhur me rastin, më 22.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe në shtëpinë e tij janë sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftim, një pasaportë dhe disa dokumentacion që lidhen me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ndërmerren veprime të tjera procedurale në përputhje me ligjin.