Arrestohet një person në Zveçan, policia gjen në shtëpinë e tij pushkë e plumba

09.10.2024

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar në Zveçan një person me iniciale R.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Të njëjtit, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar:

Një (1) pushkë karabinë, një (1) pushkë gjuetie, një (1) pushkë ajrore, plumba të pushkës ajrore, gëzhoja të zbrazëta nga pushka e gjuetisë, xhaketë ushtarake me emblemë Republika e Serbisë, fitil eksplozivi pa ndezës, dhe rreth njëqind (100) gramë barut.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orësh.