Arrestohet një person në Vërmicë, policia i gjeti drogë të fshehur në trup

28.01.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 02:30, pas regjistrimit në kufi në Vërmicë, të një automjeti të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është derguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar.

Arrestohet një person në Vërmicë, policia i gjeti drogë të fshehur në trup Foto: Ilustrim

Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan.

“I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance. Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram”, thuhet në njoftim.

Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i është dorëzouar antidrogës në Prizren për veprime tjera.