Arrestohet një person në Kllokot për dhunë në familje

27.03.2024

Në Kllokot është arrestuar një person pasi pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Arrestohet një person në Kllokot për dhunë në familje Foto: Ilustrim

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit, dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.