Arrestohet një i kërkuar përmes INTERPOL’it me urdhërarrest të lëshuar nga Turqia, dyshohet se rekrutonte gra për detyrim në prostitucion

19.03.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti FAST ka arrestuar një shtetas të Turqisë, E.S., i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL’it urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia.

Arrestohet një i kërkuar përmes INTERPOL’it me urdhërarrest të lëshuar nga Turqia, dyshohet se rekrutonte gra për detyrim në prostitucion Foto: Ilustrim

Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.

E.S. është ndaluar për 48 orë.

“Sot me datë 19.03.2025 rreth orës 14:300, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.”

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/pfbid02FDxTHHWLPR4fc6up6eSQ89GG5nn7rnApPzshRTZVbGMUPrWp8crUG4bPr65KZuoBl
Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More