Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje

15.05.2024

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet për për trafikim me lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje Foto: Ilustrim

Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gram lëndë narkotike, që dyshohet të jetë kokainë, poashtu edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

“I dyshuar M.P., (viti i lindjes 1999, mashkull kosovar), është ndaluar në Prishtinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, po ashtu atij i është gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia njoftoi se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës, ku janë gjetur edhe 42.5 gram lëndë narkotike, që poshtu dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë.

“Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin. I dyshuari është  shoqëruar në stacion policor dhe është  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’ dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve”, thuhet në komunikatë.

Tutje, është bërë e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.