Arrestohet një i dyshuar për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike në Prizren
para 21 dite
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, mashkull kosovar, në Rrugën “Qesk Zadeja” në Prizren, pasi që në veturën e tij u gjet një sasi e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Pas ndalimit dhe kontrollimit të veturës, policia ka vazhduar hetimet në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë zbuluar dhe konfiskuar:
- 36.68 gram substancë narkotike e llojit marihuanë,
- 0.09 gram substancë narkotike e llojit kokainë,
- Një peshore digjitale,
- Një veturë,
- Një telefon mobil,
- 1215 euro para të gatshme.
I dyshuari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Hetimet janë në vazhdim për të përcaktuar nëse i dyshuari ishte i përfshirë në aktivitete të shpërndarjes së substancave narkotike. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë që mund të ndihmojë në luftimin e krimit dhe të narkotikëve.