Arrestohet një grua e dyshuar për keqtrajtim dhe braktisje të fëmijëve

13.11.2025

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua të dyshuar për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” në qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është regjistruar të mërkurën rreth orës 14:30, kur është raportuar se e dyshuara ka ushtruar keqtrajtim ndaj viktimave, shtetas kosovarë.

Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa hetimet e para janë ndërmarrë menjëherë nga njësitet kompetente të policisë.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarës është caktuar masa e ndalimit policor dhe ajo është dërguar në mbajtje.

Policia ka njoftuar se hetimet për rastin janë në zhvillim, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe marrjen e veprimeve të mëtejme ligjore.