Arrestohet një 40 vjeçar, u kap me 7.27 gramë marihuanë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike në Ferizaj.
Ngjarja ndodhi më 30 tetor 2025, rreth orës 20:00, gjatë një patrullimi të organizuar në kuadër të planit operativ “Zjarri i Bardhë”.
Hetuesit rajonalë dhe të stacionit policor në Ferizaj vërejtën një veturë të tipit Golf me targa vendore dhe një person të dyshimtë afër saj. I dyshuari, një 40-vjeçar, dyshohej për kryerjen e shitblerjes së drogës.
Pas ndërhyrjes së policisë, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar:
- 9 qese najloni me substancë të dyshimtë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 7.27 gramë;
- Një kartëmonedhë;
- Një telefon celular.
Personi i dyshuar u shoqërua në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme, ndërsa rasti i është referuar Njësisë për Hetimin e Narkotikëve.
Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin, dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë si masë paraprake.
Ky rast është një ndër ndërhyrjet e fundit të Policisë së Kosovës në luftën kundër trafikut dhe posedimit të substancave narkotike në nivel rajonal.