Arrestohet 17 vjeçari, F.G. – u kap me marihuanë
Një i mitur është arrestuar pasditen e së martës në Klinë, pasi u kap në posedim të substancave narkotike, kanë bërë të ditur burime policore.
Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor 2025, rreth orës 15:30, në rrugën “Ilir Merturi”, ku patrulla policore gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin F.G., rreth 17-vjeçar.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila pas matjes nga njësia antidrogë ka rezultuar me peshë 8.4 gramë, si dhe një pako rizlla dhe një grinder.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Klinë dhe është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar të Shtetit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet në trajtim të mëtejmë nga organet kompetente, ndërsa apelohet kujdesi i të rinjve për të mos përfshirë në substanca të ndaluara.