LVV
PDK
LDK
AAK

Arrestohet i kërkuari në Prizren: Dërgohet për vuajtje të dënimit prej 3 vitesh për tentim vrasje

para 31 dite

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “tentim vrasje”.

Arrestohet i kërkuari në Prizren: Dërgohet për vuajtje të dënimit prej 3 vitesh për tentim vrasje

Arrestimi është kryer më 17 janar 2025, rreth orës 04:10 të mëngjesit, nga zyrtarët e Stacionit Policor në Prizren.

I arrestuari, 22-vjeçari R.Xh., ishte shpallur në kërkim me urdhëresë gjyqësore për shkak të mosparaqitjes në gjykatë. Pas ndalimit të tij dhe përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit prej tre vitesh burgim, siç është përcaktuar nga vendimi i gjykatës.

Policia Rajonale e Prizrenit ka deklaruar se do të vazhdojë përpjekjet për zbatimin e urdhëresave gjyqësore dhe arrestimin e personave që nuk i janë përgjigjur thirrjes së drejtësisë.

Etiketat

Ofertat e fundit