Arrestohen tre persona në Leposaviq, iu gjeten armë, radiolidhje dhe thika

29.01.2024

Tre persona janë arrestuar në fshatin Dobro Bërdë, Leposaviq, për armëmbajtje pa leje.

Arrestohen tre persona në Leposaviq, iu gjeten armë, radiolidhje dhe thika Foto: Ilustrim

Në raportin e policisë thuhet se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë gjuetie, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm,  tri radiolidhje dhe dy  thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq   28.01.2024 – 13:30.  Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.