Arrestohen dy të mitur, gjatë kontrollit u gjendet armë, fishekë, thikë e boks hekuri

23.01.2024

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të mitur. Kjo pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gas e tipit Ekol me një karikator me tetë fishek të kalibrit 9 mm, një thikë dhe një boks hekuri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të […]

Arrestohen dy të mitur, gjatë kontrollit u gjendet armë, fishekë, thikë e boks hekuri Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të mitur.

Kjo pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një pistolete me gas e tipit Ekol me një karikator me tetë fishek të kalibrit 9 mm, një thikë dhe një boks hekuri.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Skenderajt