Arrestohen dy persona në Prizren, publikuan video duke shtënë me armë zjarri

02.12.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 01 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, në zonën e Maleve të Pashtrikut në Prizren, ka arrestuar dy persona të dyshuar, të dy meshkuj kosovarë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku ata shiheshin duke shtënë me armë zjarri.

Sipas policisë, menjëherë pas identifikimit të tyre, njësitë policore kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve. Gjatë këtij kontrolli është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike, ndërsa kalibri i saj nuk është bërë i ditur.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.