Arrestohen 2 persona – sulmuan fizikisht zyrtarët policorë pas shqiptimit të një gjobe trafiku
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët më herët u kishin shqiptuar një gjobë trafiku.
Foto: Ilustrim
Rasti është raportuar nga Policia e Kosovës dhe ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, më 3 dhjetor 2025, rreth orës 12:30.
Sipas njoftimit, sulmi ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të momentit, menjëherë pasi zyrtarët policorë u kanë ndëshkuar me gjobë të dyshuarve. Të dy policët kanë pësuar lëndime të lehta, por kanë refuzuar tretmanin mjekësor.
Ndërkohë, dy personat e dyshuar, të dy meshkuj kosovarë, janë arrestuar në vendngjarje dhe janë shoqëruar për procedura të mëtejshme.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë trafiku të dyshuarve. Zyrtarët policor kanë refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë kompetente.