Aksident tragjik në Mitrovicë, humb jetën një 55-vjeçar – katër të lënduar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:42 në rrugën “Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e një aksidenti mes dy veturave, një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se viktima është një mashkull rreth 55-vjeçar.
“Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë, ka humbur jetën viktima mashkull, rreth 55-vjeç, ndërsa lëndime kanë pësuar edhe katër persona të tjerë,” deklaroi Zahiti.
Njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit, ndërsa viktima është dërguar për obduksion. Gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe shkaqet e sakta të aksidentit pritet të sqarohen me përfundimin e hetimeve.