Aksident trafiku në Shirokë, përfshihen dy vetura me targa të huaja
26.08.2025
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shirokë të Suharekës, rreth orës 23:00 të datës 25 gusht 2025.
Në këtë ngjarje u përfshinë dy automjete me targa të huaja, ku sipas të dhënave të para ka persona të lënduar me lëndime të lehta. Fatmirësisht, nuk raportohet për rrezik për jetën e tyre.
Nga përplasja janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Hetimet mbi rastin janë duke vazhduar.
