Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës: 16 të arrestuar dhe mbi 1,300 gjoba trafiku të shqiptuara
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi statistikat e përgjithshme të sigurisë dhe trafikut në vend. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 16 persona, prej të cilëve 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.
Foto: Ilustrim
Sa i përket sigurisë në rrugë, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 16 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale. Për të parandaluar shkeljet e rregullave të komunikacionit, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 1,376 tiketa trafiku.
