Aksident me fatalitet- Humb jetën një 77 vjeçar, lëndohen edhe dy persona të tjerë

24.09.2025

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur pasditen e së martës në fshatin Begrac të Kaçanikut ka përfunduar me pasoja fatale. Një 77-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në përplasjen mes dy veturave.

Aksident me fatalitet- Humb jetën një 77 vjeçar, lëndohen edhe dy persona të tjerë Foto: Ilustrim

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, edhe pse fillimisht ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se më datën 23.09.2025, rreth orës 15:20, në fshatin Begrac të Kaçanikut ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë kanë pësuar lëndime trupore tre persona. Njëri nga të lënduarit, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK – Prishtinë”, tha Veseli.

Sipas tij, rreth orës 22:00, autoritetet janë njoftuar se 77-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.

Nga aksidenti kanë pësuar lëndime edhe dy persona të tjerë, një femër e cila po drejtonte veturen, si dhe pasagjerja. Të dyja janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Njësitet e Hetimeve të Aksidenteve të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More