Akil Gjakova dorëzohet në polici

17.04.2024

Xhudisti Akil Gjakova është dorëzuar të martën në mbrëmje në Policinë e Kosovës pas kalimit në pikën kufitare në Merdar.

Akil Gjakova dorëzohet në polici Foto: Ilustrim

Një ditë më parë Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Akili paraprakisht kishte njoftuar se është jashtë Kosovës dhe sapo të vijë në Kosovë do të dorëzohet në polici dhe do të japë sqarime për situatën.

Ndërkohë, në raportin 24-orësh të policisë janë raportuar 12 raste të dhunës në familje në të gjithë Kosovën, gjë e cila e bën situatën alarmante.