82 aksidente dhe mbi 2400 tiketa për kundërvajtje në 24 orë

20.08.2024

Policia e Kosovës ka njoftuar se 24-orëshin e fundit janë regjistruar 2465 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Ndërsa, janë regjistruar edhe 82 aksidente trafiku, ku 53 prej tyre janë më dëme materiale dhe 29 më të lënduar.

Po ashtu, policia ka arrestuar 17 persona.