58 aksidente dhe mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

28.09.2025

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në komunikacion, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 32 të tjera me dëme materiale.

Në kuadër të zbatimit të rregullave të komunikacionit, Policia ka shqiptuar gjithsej 2002 gjoba trafiku brenda një dite.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona, prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aktivitetet e tilla do të vazhdojnë me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe ruajtjen e rendit publik.