33 aksidente me të lënduar dhe 11 persona të arrestuar brenda 24 ore në Kosovë

05.09.2025

Raporti i fundit 24-orësh i Policisë së Kosovës tregon një ditë të ngarkuar në komunikacion dhe në punën policore në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë raportuar 33 aksidente ku persona kanë mbetur të lënduar dhe 29 aksidente të tjera vetëm me dëme materiale.

Në të njëjtën kohë, policia ka shqiptuar 2372 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Përveç aksidenteve, policia ka kryer edhe arrestime të rëndësishme. Në total janë arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale, nga të cilët 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për raste të ndalimit policor apo për persona që kanë hyrë në vuajtje të dënimit gjatë kësaj kohe.