Mbi 2500 gjoba trafiku të shqiptuara dhe 11 persona të arrestuar brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë shënuar një numër i konsiderueshëm shkeljesh dhe aksidentesh trafiku.
Foto: Ilustrim
Sipas njoftimit, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2551 gjoba trafiku.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë regjistruar 69 aksidente, prej të cilave:
- 19 me të lënduar,
- 50 me dëme materiale.
Nga ana tjetër, policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale.
Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe ligjin, në mënyrë që të rritet siguria në trafik dhe të shmangen rastet e rënda.