1.
134 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
14.08.2025
Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke dhënë të dhëna mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë shënuar 36 aksidente me të lënduar dhe 98 aksidente të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar kontrollet në komunikacion, duke shqiptuar gjithsej 2,265 gjoba trafiku brenda një dite.
Gjithashtu, janë arrestuar 36 persona, prej të cilëve 17 janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit.