Rezultatet e testit PISA në Kosovë

13.12.2023

Për të kuptuar arsyet dhe shkaktarët e rezultateve të dobëta të testit PISA në Kosovë, duhet të merren parasysh disa nga sfidat dhe konteksti i arsimimit në dy dekadat e fundit. Po i renditim disa nga arsyet potenciale: Shkruan: Xhemajl Kolgeci Tekstet mësimore: janë ndër faktorët kryesor, mbase kryesori për aftësimin e nxënësve në të […]

Rezultatet e testit PISA në Kosovë Foto: Ilustrim

Për të kuptuar arsyet dhe shkaktarët e rezultateve të dobëta të testit PISA në Kosovë, duhet të merren parasysh disa nga sfidat dhe konteksti i arsimimit në dy dekadat e fundit. Po i renditim disa nga arsyet potenciale:

Shkruan: Xhemajl Kolgeci

Tekstet mësimore: janë ndër faktorët kryesor, mbase kryesori për aftësimin e nxënësve në të kuptuarit e asaj që e lexojnë. Pra, teksti i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga klasa e parë deri në të nëntën duhet të jetë i përshtatur për aftësim në të lexuar dhe të kuptuar të asaj që lexohet. Tekstet letrare dhe jo letrare duhet të jenë të përzgjedhura me kujdes të veçantë nga autorët. Njësitë mësimore dhe tekstet të jenë tërheqëse, mos të jenë të ngarkuara me teori, të mësohet më shumë nga shembujt atraktiv. Në analizën e tekstit të praktikohet Taksonomia e Blumit nga njohja deri te vlerësimi e në veçanti të ndalet te, Të kuptuarit dhe analiza. Të parashtrohet pyetja(e formuluar me kujdes) e nxjerr nga konteksti i tekstit dhe të jepen katër përgjigjet alternative lidhur me pyetjen, të ngjashme njëra me tjetrën në mënyrë që tek nxënësit të nxitet të menduarit e thellëe kritik për të gjetur përgjigjen e saktë.

 Zyrat regjionale të Ministrisë së Arsimit  duhet ta kryejnë punën e vet(me përgjegjësi) për të cilën janë të thirrur. Ata nuk arrijnë ta bëjnë punën e vet profesionale të inspektimit (hospitimit) në orët mësimore nëpër shkolla (deri tani arsyeja ka qenë se nuk ka inspektorë të mjaftueshëm).

Edhe puna e mësimdhënësve është njëri ndër shkaqet kryesore të rezultateve të PISA-as . Për këtë arsye MASHT-i përveç shtimit të kontrollit të punës ndaj mësimdhënësve përmes inspektorëve duhet ta bëj edhe testimin i aftësisë profesionale të mësimdhënësve ashtu siç është paraparë më herët. Analogji: Nëse shoferit i ndërpritet e drejta për ta ngarë automjetin pas disa shkeljeve të rregullave në komunikacion dhe konstatimit për mos aftësi të mëtejme të ngasjes e njëjta gjë mund të bëhet edhe për mësimdhënësit që e kanë humbur aftësinë ose që nuk duan të punojnë .

 Puna e DKA –ve  DKA-at duhet të organizojnë vlerësimin e jashtëm(testimin e nxënësve) çdo vit pastaj të ndërmarrin masat e nevojshme(të duhura) aty ku ka rezultate të dobëta. Testet e hartuara(përpiluara) nga DKA-at, të jenë të standardizuara, të ngjashme me testin PISA. Për të përmirësuar rezultatet, është e rëndësishme që sistemi arsimor të fokusohet në përmirësimin e mësimdhënies, trajnimit të mësuesve, përmirësimin e infrastrukturës, dhe sigurimin e një mjedisi të përkrahur për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga kushtet socio-ekonomike.

 Infrastruktura arsimore: Në disa raste, infrastruktura e dobët arsimore mund të ndikojë në cilësinë e mësimdhënies. Klasat e mbushura, mungesa e pajisjeve moderne, dhe ambiente të dobëta fizike mund të kenë një ndikim negativ në dëshirën e nxënësve për të mësuar.

Mësimdhënia dhe trajnimi profesional i mësuesve: Nëse mësuesit nuk janë trajnuar mirë ose nuk kanë resurse të mjaftueshme për të ndihmuar e motivuar nxënësit, kjo mund të çojë në një nivel të ulët të aftësive të tyre. Ndërveprimi i mirëfilltë mësues-nxënës dhe një përkushtim i përgjithshëm ndaj përmirësimit të cilësisë së mësimit janë thelbësore për suksesin e një sistemi arsimor.

Konteksti socio-ekonomik: Varfëria, papunësia dhe faktorë tjerë socio-ekonomikë mund të ndikojnë në aftësitë e nxënësve. Në raste të tilla, nxënësit mund të kenë sfida të mëdha për t’u përqendruar në lexim e mësim, dhe kjo mund të pasohet me rezultate të dobëta në testet e standardizuara.

 Mjetet(materialet)mësimore dhe kurrikula: Nëse materialet mësimore dhe kurrikula nuk janë të përshtatura mirë me nevojat e nxënësve ose nuk janë të pasura dhe të motivueshme, kjo mund të çojë në mungesë interesimi nga ana e nxënësve.

Nënvlerësimi i aftësive të nxënësve: Në disa raste, sistemi arsimor(shkollat) mund t’i nënvlerësojnë aftësitë e nxënësve,(për shkak edhe të neglizhencës) duke mos i përkrahur ata që kanë talente të veçanta apo aftësi të zhvilluara në fusha të caktuara.

 Organizimi dhe administrimi i testit PISA në shkollat tona sipas disa dëshmive nuk është në nivelin e duhur. Administruesit(mësuesit) gjatë zhvillimit të testit PISA i lejojnë nxënësit të dalin jashtë para kohës së paraparë. Dhe se nuk i motivojnë nxënësit për rëndësinë e këtij testi. Shumë nxënës nuk janë të përkushtuar aspak ngase në këtë test “nuk marrin notë”.

Përgjegjësia fillon nga MASHT, DKA-at, drejtorët e shkollave(sidomos ata politikë), mësuesit dhe në fund prindërit.