Thashethemet, rrjetet sociale, armiqtë më të mëdhenj të rehatisë e lumturisë

05.08.2023

“Disa njerëz hanë bukën e vet e bajnë gajlen e huj”, “Fjalët e hallkut dhe birat e gardhit nuk mshelen kurrë”, “Të shtimet janë ma zi se të bamet”. Janë këto disa fjalë tona të urta për thashethemet. Shkruan: Selim Tahiri Siç e dimë thashethemet jo rrallë kanë shkaktuar probleme mes njerëzve, ndarje të çifteve […]

Thashethemet, rrjetet sociale, armiqtë më të mëdhenj të rehatisë e lumturisë Foto: Ilustrim

“Disa njerëz hanë bukën e vet e bajnë gajlen e huj”, “Fjalët e hallkut dhe birat e gardhit nuk mshelen kurrë”, “Të shtimet janë ma zi se të bamet”. Janë këto disa fjalë tona të urta për thashethemet.

Shkruan: Selim Tahiri

Siç e dimë thashethemet jo rrallë kanë shkaktuar probleme mes njerëzve, ndarje të çifteve e madje edhe deri te konfliktet e rënda e vrasjet.

Sot, fatkeqësisht thashethemet me ndihmën edhe të rrjeteve sociale, po vazhdojnë të shkaktojnë te njerëzit probleme, shqetësime e gjithashtu edhe ndarje.

Ky fenomen nuk po i kursen as moshat e reja, sidomos adoleshentët. Ata edhe per shkak të moshës delikate po i vuajnë shumë pasojat e saj.

Një djalë i ri, adoleshent, përmes tregimit të tij të sinqertë ka një mesazh për moshatarët e vet:

“Dita e parë e shkollës. Një entuziazëm i madh për mua, një fillim i ri. Shpresoja shumë se ky fillim do të ishte edhe realizimi i dëshirës sime për sukses në mësime por edhe një ndryshim në gjendjen time emocionale.

Që në ditën e parë u njoftova me shokë të rinj. Pas orarit të mësimit dilnim bashkë e argëtoheshim.

Një ditë papritur pashë një vajzë. Bukuria e saj më pushtoi të tërin. “Kjo është vajza më e bukur në bot딑- thashë me vete. Pa u menduar dy herë, e përshëndeta. Pastaj e ngacomja vazhdimisht me fjalë. Në fillim m’u duk sikur nuk tregonte interesim për mua por pas disa ditësh gjërat ndryshuan. Tanimë interesimi ishte i dyanshëm.

Një ditë isha i mërzitur. Po e kaloja kohën në internet por prapë se prapë mërzia nuk më kalonte sepse mendja më rrinte të bukuroshja ime. Dhe pikërisht në ato momente ndodhi mrekullia. Ajo më dërgoi një mesazh përshëndetës. Aq i emocionuar isha sa nuk dija se çfarë po bëja. Me gishtat që më dridheshin nga emocionet ia ktheva mesazhin. Fillimisht bëmë një bisedë të shkurtë sa për t’u njoftuar me njëri-tjetrin e pastaj në ditët në vijim komunikimi ynë ishte i përditshëm. Më zbardhte mëngjesi me mesazhet e saj romantike dhe më zinte gjumi me zërin e saj të ëmbël.

Kështu, pas një muaji ne ishim të lidhur dhe po kalonim momentet më të bukura bashkë. Aq bukur kalonim sa filluam edhe të bënim plane për të ardhmen tonë. Por ndodhi diçka. Ndoshta fati s’na deshi bashkë. Kishim disa mosmarrëveshje të vogla por ato i zgjidhnim bashkë dhe shpejt.

Bisedat ku ajo shprehe dyshim e pasiguri po bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, më dukeshin të kota fare, të panevojshme dhe më acaronin shumë.

Një natë, të cilën nuk do ta harroj kurrë, më cingëroi telefoni. Ishte ajo. U gëzova shumë. Me buzëqeshje në fytyrë po bëhesha gati ta pyesja se si ishte, si e kishte kaluar ditën. Por buzëqeshja m’u ngri. Ajo filloi menjëherë të më akuzonte për disa veprime që unë kinse i paskësha pas kryer me një vajzë tjetër. U ndjeva i fyer. Më dukej sikur po më nëpërkëmbej dinjiteti im, sikur isha njeri pa personalitet. E ajo vazhdonte me akuzat e saj. Në fakt ato ishin thashetheme që po qarkullonin në rrjetet sociale. Unë vazhdoja t’i betohesha se ato ishin vetëm thashetheme dhe se s’kishte asgjë të vërtetë. Këmbëngulësia e saj më acaronte gjithnjë e më tepër. Acarimi im erdhi deri në atë pikë sa unë nuk i lash më hapësirë të më kontaktonte.

Dhe historia jonë u mbyll. Dashuria jonë, ëndrrat tona u shuan nga thashethemet, nga rrjetet sociale.

Me këtë tregim timin dua t’u jap një mesazh të gjithë moshatarët e mi:

Dashuroni! Kini besim në partnerin tuaj, mbështetetni atë. Mos lejoni që xhelozia e të tjerëve t’ua prish rehatinë e lumturinë Tuaj