Edhe Gentriti

15.07.2022

Shkruan – Selim Tahiri Kur vargjet e Fishtes i recitoje me zjarrMuret e bankat dridheshin në klasë;“Ma mirë n’vorr me u kja për mallSe me nejt nër shkja për t’gjallë’’. Kur shkolla festonte ditën e sajËmbël i këndoje Besimit tonë;‘Qëlloi shkaun mu në ballëArmën kurrë tha s’e dorëzoj’. Kur mbaheshin garat për aktorëÇmime të para […]

Edhe Gentriti Foto: Ilustrim

Shkruan – Selim Tahiri

Kur vargjet e Fishtes i recitoje me zjarr
Muret e bankat dridheshin në klasë;
“Ma mirë n’vorr me u kja për mall
Se me nejt nër shkja për t’gjallë’’.

Kur shkolla festonte ditën e saj
Ëmbël i këndoje Besimit tonë;
‘Qëlloi shkaun mu në ballë
Armën kurrë tha s’e dorëzoj’.

Kur mbaheshin garat për aktorë
Çmime të para gjithmonë ke marrë;
’’Pisbuki, me axhen, gjinen i bani hor
Me hi po hinë, po s’po dinë me dal’’.

Talent për recitim, këndim e aktrim
Por as mësimin s’e le pasdore,
I lumturove prindërit, i mbushe gëzim,
Atë ditë kur ti diplomove.

Pastaj u punësove menjëherë
Këmisha e bardhë të kishte hije:
“Urdhëroni! Mirë se na erdhet!
Jeni për ushqim apo për pije?”.

Si gjithë të tjerëve me mirësjellje
Edhe mua më shërbeje;
“Ulu prof! Pije një kafe!
Në shenjë respekti, e ke prej meje”.

Sot, në restorantin me lule shumë
Kafenë ma solli një tjetër kamarier
Më tha, ‘Nxënësi yt, më s’punon këtu,
Shumë shpejt do niset për kurbet….