Fillon testi PISA, rezultatet në dhjetor 2023

06.05.2022

E rezultatet përfundimtare pritet të dalin në dhjetor të vitit 2023. Testi i sivjetmë ishte  paraparë të mbahej në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të pandemisë. Koordinatorët e përcaktuar për mbarëvajtjen e Testit Pisa, theksojnë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për testimin e nesërm i cili do të jetë online. “Për me […]

Fillon testi PISA, rezultatet në dhjetor 2023 Foto: Ilustrim

E rezultatet përfundimtare pritet të dalin në dhjetor të vitit 2023. Testi i sivjetmë ishte  paraparë të mbahej në vitin 2021, por është shtyrë për shkak të pandemisë.

Koordinatorët e përcaktuar për mbarëvajtjen e Testit Pisa, theksojnë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për testimin e nesërm i cili do të jetë online.

“Për me pas një rezultat më të lartë, nxënësit janë informuar në mënyra të ndryshme nga ana ime, përmes platformës, kemi organizuar teste potenciale  të cilët na i kanë dërguar koodinatorit, janë përgatit nxënësit se si do të jetë mënyra e testimit me qenë se testi do të jetë online dhe kanë me qenë para kompjuterit”, tha një koordinatore për RTK.

Rreth shtatë mijë nxënës të moshës 15 vjeç do t’i nënshtrohen testit pisa. Ministria e Arsimit thotë se për këtë test, janë përzgjedhur 237 shkolla në nivel vendi.

Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit shprehin vështirësitë që mund të këtë ky vlerësim, marrë parasysh dy vitet e pandemisë .

“Dy vite të pandemisë ka pasur çrregullime të jashtëzakonshme në gjithë sistemin e arsimit. Mos pjesëmarrja fizike e nxënësve ka bërë të vetën po ashtu mësimi online deri diku nuk ka arritur të përmbush pritshmërit e gjithë mësimdhënësve, drejtorëve te shkollave po edhe vet ministrisë. Megjithatë, këtu testohen nxënës që kanë punuar për arritjet e tyre gjatë 9 viteve të shkollimit”,thotë Ilirana Pylla, Këshilltare për media në MASHT.

Nxënësit do të testohen në fushën e Leximit, matematikës dhe shkencave. Nxënësit në fillim do ta plotësojnë testin që është i ndarë në dy pjesë, dy herë nga 60 minuta dhe në fund një pyetësor që zgjat rreth 35 minuta.