22 nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot më 22 nëntor, shënohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, kjo ditë përkujtohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50…
Sot më 22 nëntor, shënohet dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, kjo ditë përkujtohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit.
Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.
Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet.
Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.
Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi qyteti ka qenë qendër e konsujve dhe ishte më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë Kongres./SuharekaOnline/