Kadri Kryeziu: Disa duan t’ua bëjnë shqiptarëve atë që as UNMIK-u nuk ka guxuar ta bëjë

02.09.2025

Prof. Dr. Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i parë i Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar ashpër ndaj interpretimit se Kuvendi i Kosovës nuk mund të konstituohet pa zgjedhjen e nënkryetarit që i takon komunitetit serb.

Kadri Kryeziu: Disa duan t’ua bëjnë shqiptarëve atë që as UNMIK-u nuk ka guxuar ta bëjë Foto: Ilustrim

Ai këtë e ka quajtur tentim për të kufizuar të drejtat e shumicës shqiptare dhe për t’i dhënë pushtet bllokues komuniteteve jo shumicë.

Në një shkrim të tij, Kryeziu ka kujtuar precedentin e vitit 2004, kur Kosova administrohej nga UNMIK-u. Ai thekson se edhe atëherë, ndonëse korniza kushtetuese përcaktonte që në Kryesinë e Kuvendit duhej të ishte një përfaqësues i komunitetit serb, konstituimi nuk u bllokua për shkak se partitë serbe refuzuan të propozonin përfaqësues. Kryesia, në legjislaturën e dytë (2004–2007), funksionoi me shtatë anëtarë, pa anëtar nga komuniteti serb, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre bojkotuan punimet e Kuvendit me direktivë nga Beogradi.

“Pra, edhe UNMIK-u, i njohur si pro-serb dhe i pajisur me pushtet absolut, e ka refuzuar idenë e vetos në konstituim të Kuvendit. Në të gjithë mandatin e dytë, Kuvendi funksionoi normalisht edhe pa nënkryetarin nga komuniteti serb,” shkruan Kryeziu.

Ai paralajmëron se përpjekjet aktuale për ta bërë të detyrueshme zgjedhjen e nënkryetarit serb për konstituim të Kuvendit janë të rrezikshme dhe shkojnë përtej çdo standardi ekzistues – madje edhe atyre që i aplikonte UNMIK-u. Sipas tij, kjo ide është e frymëzuar nga ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, të cilin e quan “puçist e bllokues”.

“Pajtohem që komunitetet jo shumicë në Kosovë gëzojnë të drejta të jashtëzakonshme, si askund tjetër në botë. Por kjo nuk do të thotë që ato duhet të kenë fuqinë për të bllokuar vullnetin e shumicës. Një e drejtë e tillë nuk ekziston as në Kushtetutë, as në Pakon e Ahtisarit, as në Kornizën Kushtetuese të UNMIK-ut,” shkruan ai.

Në fund, Kryeziu bën thirrje që Presidentja e Republikës dhe Gjykata Kushtetuese të tregojnë kujdes maksimal për të mos lejuar, siç thotë ai, “nëpërkëmbjen e interesave dhe të drejtave të popullit shqiptar si komunitet shumicë dhe titullar primar i shtetit të Kosovës”.

“Jemi në një situatë ku nuk duhet zgjedhur fjalët. Korrektësia politike më nuk është opsion. Kjo që po ndodh nuk është vetëm marrëzi, por mund të ketë edhe tradhti në mes,” përfundon reagimin e tij Prof. Dr. Kadri Kryeziu.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More