Zhegrova humb garën ndaj Mbappes

14.05.2024

Kylian Mbappe ka fituar çmimin e fundit si futbollist i PSG-së.

Zhegrova humb garën ndaj Mbappes Foto: Ilustrim

Ylli francez është zgjedhur futbollisti më i mirë i Ligue 1, për sezonin 2023/24, shkruan IndeksOnline.

“Falënderoj të gjithë njerëzit e klubit, dhe presidentin. Do të më mungojë. Po largohem me kokën lart”, deklaroi Mbappe pasi fitoi këtë çmim.

Në garë për futbollistin e vitit në Francë, ishte edhe sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova.

Kujtojm që Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit dhr pritet ti bashkohet Real Madridit.